Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike, NATO, ka bërë thirrje për qetësim të situatës në pjesën veriore të Kosovës.
Kjo aleancë ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që t’i shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog, transmeton Klankosova.tv.
“NATO thërret për qetësimin të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës. Ftojmë të dyja, Prishtinën dhe Beogradin që të përmbahen, t’i shmangin veprimet e njëanshme dhe të rikthehen në dialog”, ka thënë Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
“Mandati i KFOR-it mbetet sigurimi i jetës, mjedisit dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet”.
/KlanKosova.tv/