Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj një personi për lëndim të rëndë trupor


Me datë 22.09.2021 rreth orës 23:00, Stacioni policor në Gjakovë nga Emergjenca e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ka pranuar informatë se është paraqitur një person i cili ishte i lënduar (therje me thikë).

E Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, M.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 22 shtator 2021, në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, i pandehuri merr një thikë, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit F.M., dhe pas konfliktit verbal e fizik, i pandehuri e godet të dëmtuarin me thikë në anën e djathtë të brinjëve, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

I njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 22 shtator 2021.

Read Previous

Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitari ndryshon deklaratat

Read Next

Përveç largimit nga vendi qytetarët heqin dorë edhe nga shtetësia