Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj dy personave për blerje dhe shpërndarje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve F.B dhe E.L për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas kërkesës, më 21 shtator 2021, në fshatin Pjetershan, Komuna e Gjakovës, përderisa ishin duke lëvizur me veturë, të dyshuarit F.B., dhe E.L., ndalohen nga patrulla e policisë kufitare, rajoni “Perëndimi”, ku gjatë kontrollit, tek ulësja e pasagjerit janë gjetur nëntë qese të mbushura me substancë, ngjyrë të gjelbër që dyshohet të jetë narkotikë i llojit Marihuanë, e të cilën gjithashtu dyshohet se e kishin blerë në Shqipëri tre ditë më përpara se të ndaloheshin nga policia.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 21 shtator 2021.

Read Previous

Pjetër Shala nuk merr pjesë në konferencën për ecurinë e çështjes ndaj tij

Read Next

Numri i targave të përkohshme që u lëshuan për dy ditë