Aksident trafiku në tranzit, një person i lënduar

Sonte rreth orës 20:00 në rrugën Tirana e njohur si rruga Tranzite në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë së trafikut të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete njëra e tipit Mercedes dhe tjetri Skoda.

Policia e trafikut rajonal ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar se si ka ardhur deri tek aksidenti i cili është edhe me dëme materiale.

Për televizionin Syri Policia ka njoftuar se pas kësaj palët do të intervistohen dhe rasti do të hetohet nga njësiti i komunikacionit rrugor të drejtorisë së policisë rajonale të Gjakovës.

Për më tepër informacione rreth këtij aksidenti TV Syri do të ju mbajë të informuar.

Read Previous

OBSH: Rreth 99% e të infektuarve me Covid janë me variantin Delta

Read Next

Gjermania me masë të re për të pavaksinuarit, nuk do t’iu paguhet periudha e karantinimit