Ka përfunduar trajnimi i mësimdhënësve për kurrikulë në të gjithë komunën e Gjakovës

Sot ka qenë dita e fundit e trajnimit për kurrikulë në komunën e Gjakovës. Njëherit kjo ka qenë edhe faza e fundit e trajnimeve. Trajnimi u mbajt në SHMU “Zekeria Rexha”. Mësimdhënësit nga viti 2017 kanë filluar të trajnohen për kurrikulën bërthamë dhe po nga ai vit ka filluar edhe zbatueshmëria nëpër të gjitha shkollat e komunës sonë.

Zana Kurtishi Rudi që është trajnere për kurrikulë tregon për procesin e punës gjatë trajnimit.

Zyrtarë nga drejtoria e arsimit thanë gjithashtu se kurrikula për shkollat profesionale është në fazën përfundimtare të përgaditjes dhe shumë shpejtë do të fillojë trajnimi edhe për ato shkolla.

Read Previous

​Kurti: Kosova e gatshme për dialog, por Serbia po refuzon

Read Next

Publikohen rezultatet e testit me shkrim dhe njoftimi për intervistë në arsim