Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me një institucion të rëndësishëm në Iowa

Ministri i Bujqësisë Faton Peci po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA.

Peci thotë se sot janë hedhur hapat e parë drejtë një bashkëpunimi Kosovë-SHBA në sektorin e bujqësisë.

“Në kuadër të vizitës sime në Iowa, kam nderin dhe kënaqësinë që përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që nënshkruam sot së bashku me Ann Marie VanderZanden, përfaqësuesen e Programeve Akademike në Universitetin e Shtetëror të Iowas, hodhëm hapin e parë drejtë një bashkëpunimi të mirëfilltë me qëllim avancimin e sektorit të bujqësisë”.

/Telegrafi/

Read Previous

Marrja e dozës së parë të vaksinës COVID-19 rrit shëndetin mendor

Read Next

Vuçiq paralajmëron masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës