Qeveritë shkojnë e vijnë por problemi mbetet i njëjtë. Tash e disa vite fontana në qendër të qytetit në Gjakovë ka mbetur e pafunksionalizuar. Kjo gjë nuk mbetet pa u vërejtur edhe nga ana e disa qytetarëve. U bënë vite që askush nuk po merret me fontanën e shkretë, të cilën mund ta kishin shfrytëzuar për t’i shtuar hijeshinë parkut të qytetit, tha një prej qytetarëve.
Vetëm ekipi i mediumit tonë disa herë me radhë ka kërkuar shpjegim për mosfunksionalizim, mirëpo pothuajse gjithmonë kemi marrë përgjigjen e njëjtë, se fontana do te rregullohet shumë shpejt. Madje, pikërisht për këtë kontaktuam edhe drejtorin e shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati, i cili në maj të këtij viti kishte deklaruar se jemi duke punuar në këtë drejtim. Ndërsa sot sërish u angazhuam që ta ripyesim për problemin i cili po na shoqëron tash e sa vite, i njëjti tha:
“Fontana në Gjakovë funksionalizohet pas dy javëve”.