Vetëvendosja hap zyrtarisht fushatën në Gjakovë

Zgjodhën mëngjesin e hershëm për hapjen e fushatës. Kandidatët për asamble komunale nga radhët e Vetëvendosjes dhe Alternativës, po bëheshin gati për të pritur kandidaten për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Pas intonimit të himnit kombëtar, Kusari-Lila iu drejtua qytetarëve të Gjakovës dhe kandidatëve  të pranishëm duke u premtuar një udhëtim të të ri 4 vjeçar për qytetin.

Më pas Kusari Lila bëri prezantimin e 38 kandidatëve që do të kërkojnë votën e qytetarëve për përfaqësim në asamblenë komunale në Gjakovë. Vetëvendosje në zgjedhjet lokale përfaqësohen me numrin 144. Takimi hapës u mbajt nën masat kundër përhapjes së  Covid-19.

Read Previous

Me biçikleta, kështu e hap fushatën PDK

Read Next

​Basha: Shqipëria ka detyrë të mbështesë Kosovën