Është vendosur që fushata zgjedhore të mbahet 30 ditë dhe sot partitë politike kanë hapur fushatën e tyre. Disa prej qytetarëve të Gjakovës thanë se është mirë të mbahet fushata por me prioritet të jetë shëndeti i qytetarëve.
E ka nga ata që mendojnë se zgjidhje më e mirë do të ishte që fushata të zgjasë vetëm një javë.
Rikujtojmë se zgjedhjet do të mbahen me 17 tetor e subjektet politike kanë filluar të kërkojnë besimin e qytetarëve.