Punimet për shtrimin e rrugicave për tek shpella e kusarit kanë përfunduar. Në nisje të punimeve kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kishte thënë se kostoja e këtij projekti kap vlerën e 100 mijë eurove. Tani kur punimet janë finalizuar, Gjini pohon se çdo projekt që niset edhe përfundon.
Sanimi i këtyre shtigjeve do t’ju lehtësoj qasjen edhe vizitorëve të cilët shprehin interesim për ta vizituar shpellen e kusarit, tha mes tjerash Gjini.