117 refugjatë afganë janë larguar nga Kosova

117 refugjatë afganë janë larguar nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata nga Prishtina do të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, njofton Klankosova.tv.

Për Klan Kosova është konfirmuar se rreth 800 ka qenë numri i refugjatëve afganë të cilët kanë qenë duke qëndruar në Kosovë.

Kosova është pajtuar me SHBA për strehimin e qytetarëve nga Afganistani të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të NATO-s.

Strehimi i tyre është kërkuar pas marrjes së pushtetit nga talibanët në Kabul. /Klankosova.tv./

Read Previous

FSK në Mbretërinë e Bashkuar për garën e njohur “Cambrian Patrol”

Read Next

Në tetor fillon ‘Java Kulturore Shqiptare’ në Zvicër