Komuna e Gjakovës nga muaji shtator ka filluar me digjitalizimin e sistemit shkollor përmes platformes e-shkollori. Ky projekt do të fillojë të implementohet shumë shpejt nëpër të gjitha shkollat e komunës tonë. Kështu kanë thënë zyrtarë të drejtorisë komunale të arsimit poashtu trajnimet për mësimdhënësit do të fillojnë shumë shpejt, kështu tha drejtori i shkollës “Yll Morina”, Berat Bejtullahu.
Përfitimet nga kjo platformë janë të dimensioneve të mëdha, duke filluar nga drejtoria e arsimit e cila e ka më të lehtë monitorimin e të gjitha shkollave, duke pasur qasje edhe prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit.
Edhe në shkollën “Anton Çetta” në fshatin Dol mësimdhënësi i teknologjisë informative, Ilir Gjokaj e mirëpret digjitalizimin e sistemit shkollor. Ai tha se kjo platformë ka shumë përparësi.
Ky projekt kap vlerën e investimit prej 52,285 euro.