Gjatë ditës sotme filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e nëntë akseve rrugore në fshatin Ujz. Me këtë rast kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se është i lumtur që po ndodh ky investim duke shtuar se tani banorët nuk do ta kenë problem me infrastrukturën.
Ai me tutje shtoi së në zonen e Hasit në përgjithësi gjatë këtyre katër viteve është punuar dhe se do investime të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen.
Kryetari Gjini theksoj se në shumicen e fshatrave të komunës së Gjakovës është punuar vazhdimisht në infrastrukturë por kerkoj nga qytetarët që të këtë mirëkuptim pasi që edhe tani janë duke u zhvilluar punime në gjithë territorin e komunës së Gjakovës.