Shala: Puna e asamblesë e suksesshme

Kuvendi komunal është organi më i lartë i komunës. Në këtë mandat katër vjeçar kuvendi komunal në Gjakovë ka funksionuar edhe përkundër pandemisë. Kështu ka thënë kryesuesi i kuvendit komunal, Anton Shala i cili ka theksuar se Asambleja komunale në Gjakovë ka funksionuar mirë dhe ka arritur të miratojë shumë vendime.

Në vit parashihen të mbahen 10 seanca e këtë numër të seancave Kuvendi në Gjakovë e ka tejkaluar, poashtu pritet të mbahet edhe seanca e fundit e cila për momentin ka për të shqyrtuar vetëm një pikë të rendit të ditës shtoi Shala.

I pyetur se a kishte edhe anëtarë që nuk e kanë respektuar orarin e seancave me mospjesëmarrje dhe të atillë që nuk e kanë respektuar foltoren ose kanë perdorur gjuhë degraduese, kryesuesi Shala tha se kishte të tillë.

Shala tutje shtoi se Asamblea e Gjakovës është përbërë nga 15 anëtare femra dhe 20 anëtarë meshkuj.

Read Previous

Fillojnë punimet për shtrimin e rrugëve në Çarshinë e Vjetër

Read Next

Familja Gashi ndihen të rrezikuar për shkak të shtyllës elektrike që ndodhet në afërsi të banesës