Familja Gashi ndihen të rrezikuar për shkak të shtyllës elektrike që ndodhet në afërsi të banesës

Hiq më larg se një metër është distanca ndërmjet kësaj shtylle elektrike me banesën e familjes Gashi në qytetin e Gjakovës.Kryefamiljarja Eli thotë se ajo ka frikë nëse mund të pësojë ndonjë gjë në rast të ndryshimit të kushteve klimatike dhe ndihet e rrezikuar për shkak të afërsisë së shtyllës dhe telave të energjisë elektirke.

E vetmja kërkesë e saj është që të largohet kjo shtyllë nga vendi ku është në një distancë më të largët.

Ne kemi kontaktuar Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë. Nga kjo kompani ka thënë se sa i përket rastit në fjalë shtylla elektrike është vendosur para se të bëhet ndërtimi i kësaj banese. Kompania ndërtimore gjatë punës së saj nuk ka respektuar parametrat teknik dhe i është afruar shtyllës. Andaj për largimin e kësa shtylle operatori i ndërtimit duhet të bëjë kërkesë në KEDS për të ju mundësuar një zgjidhje teknike dhe në këtë mënyrë shtylla elektrike mund të largohet nga vendi që paraqet rrezik në një distancë më të largët. Kjo banesë ndodhet në rrugën Washington në qytetin e Gjakovës dhe këtu dihet se me kalimin e viteve plani urbanistik ka ndryshuar. Këtu ka edhe shtylla të tjera të cilat nuk janë nga betoni. Për këtë ne kemi kërkuar nga KEDS të dimë se a do të rivendosen të reja.

Zyrtarë të kësaj kompanie kanë thënë për televizionin Syri se në ditët në vijim do të shikohet mundësia që të vendosen shtylla të betonit në një lokacion tjetër nga ai që janë aktual në mënyrë që të mos paraqesin pengesë dhe as problem për këtë lagje.

Read Previous

Shala: Puna e asamblesë e suksesshme

Read Next

​Kurti: Po vendosim një standard të ri të qeverisjes në vend