Nënshkruhet marrëveshja për gjithëpërfshirje të fëmijëve më aftësi të kufizuara në arsim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Down Syndrome Kosova (DSK), me qëllim të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim.

Siç bëhet e ditur nga ky njoftim, Ministria dhe DSK janë pajtuar të bashkëpunojnë në zbatim të aktiviteteve për nxënësit me sindromën Down.

Me qëllim të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara (sindromë Down) në sistemin e arsimit dhe ofrimit të arsimit cilësor bazuar në nevojat individuale, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatës ‘DownSyndrome Kosova (DSK)’, Sebahate Beqiri, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është shprehur se gjithëpërfshirja është prioritet i MAShTI-t.

Edhe avancimi i shërbimeve në arsim për të gjithë fëmijët, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë, duke vënë në dispozicion më shumë resurse humane dhe financiare”, ka thënë Nagavci.

Ndërkaq, drejtoresha e DSK-së, Sabahate Beqiri, ka thënë që shoqata është e gatshme të japë maksimumin me kapacitetet që ka. /GazetaSinjali

Read Previous

Lëvizja Vetëvendosje viziton fshatrat e komunës së Gjakovës

Read Next

Prej 15 shtatorit paralajmërohet masë reciprociteti me Serbinë për targa