Shtatzënia në kohën e pandemisë ka ngritur kudo një pyetje të madhe: Të vaksinohesh apo jo? Është normale të keni pyetje, mirëpo vonimi i imunizimit nuk është përgjigjja, sipas mjekut Albert Lila, Specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Doktor Lila gjithashtu potencon se përkundër teorive konspirative që qarkullojnë në mediat e shkruara dhe elektronike në lidhje me efektet e vaksinës në sterilet, diqka e tillë nuk është e vërtetuar.
Ndërkaq Vaksnimin e konsideron si armën më të fortë për ta tejkaluar virusin.
Krahas vaksinimit të grava shtatëzëna, edhe vaksinimin e fëmijëve kunder koronavirusit profesionistët shëndetësore e shohin si të domosdoshëm. Vaksinimi i fëmijëve është tashmë një fakt dhe i pranuar gjerësisht – fruthi, shytat, poliomieliti, difteria, meningjiti e të tjera, është një listë e gjatë me sëmundje, por a duhet të vaksinohen kundër Covid-19 fëmijët? Na njofton më shume doktoresha, Shqipe Nushi Gojani- Pediatre.
Pandemia COVID-19 ka ndikuar seriozisht në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, andaj procesi i imunizimit do të jetë një hap i rëndësishëm drejt rimëkëmbjes thotë Gojani
Vaksinat shpëtojnë miliona jetë për çdo vit. Zhvillimi i vaksinave të sigurta dhe efektive kundër COVID-19 është një hap i madh përpara në përpjekjen tonë globale për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’u kthyer në bërjen e më shumë gjërave që kënaqemi me njerëzit që i duam.https://www.syri-vision.tv/