Mediumi spanjoll “AS” e ka cilësuar ambientin e krijuar para përballjes së Kosovës me Spanjën si armiqësor, pasiqë sipas këtij mediumi shteti spanjoll, nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, dhe ky do të jetë shkak i politizimit të kësaj ndeshjeje.
Më tutje “AS” thekson se përfaqësuesja spanjolle nuk do të ndihet e mirëpritur në Kosovë, pasiqë Spanja është i vetmi vend i zonës shengen që nuk e njeh pasaportën e Kosovës.
Kujtojmë që në ndeshjen që Kosova e luajti kundër kësaj përfaqësuese në Sevilla, mediumi nacional i këtij vendi në momentin kur u intonua himni i Kosovës ndërpreu transmetimin dhe emrin e kombëtares së Kosovës në pjesën ku tregohej rezultati e shkrou me shkronja të vogla.