OpenAI prezanton modelet e reja, shpejtësi dhe efikasitet në fokus
Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes ka dalur brigada e zjarrëfikësve.Komandanti i kësaj brigade Xhevdet Brahimaj ka thënë për televizionin Syri se kanë intervenuar menjëherë dhe të angazhuar në këtë aksion kanë qenë 7 zjarrëfikës.
Dyshohet se deri tek zjarri ka ardhur si pasojë e djegjes së shkurreve në tokat bujqësore dhe një pjesë e zonës malore të kësaj ane.Lokalizimi I zjarrit është bërë me një cistern të ujit dhe paisje të tjera adekuate.
I gjithë intervenimi ka zgjatur nga ora 21 e mbrëmjes së djeshme e deri në orën 3 të mëngjesit të sotëm. Pas një pune të gjatë ekipore dhe angazhimit maksimal zjarri është shuar dhe gjithçka ka përfunduar me suksese ka thënë tutje Brahimaj.
TV Syri ka siguruar disa pamje ekskluzive nga ky zjarr ↓ :