Ditë më parë një person kishte postuar në rrjetin social në Tik-tok një foto personale më armë (revole) në dorë. Dhe sot më datë 06.09.2021, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë anonime lidhur më këtë rast.
Më të pranuar informatën hetuesit e këtij stacioni policor kanë filluar intensivishtë të mirren më këtë rast, dhe pas një pune të shkëlqyer dhe të suksesshme operative kanë arritë të identifikojnë dhe shoqërojnë personin e dyshuar me inicialet. P.L. i lindur në vitin 2000, shqiptar/kosovar dhe pas intervistimit, i njëjti ka deklaruar se arma të cilën e ka postuar në rrjetin social Tik Tok i përket personit te dyshuar me inicialet: H.S. i lindur në vitin 1996, shqiptar/kosovar i cili po ashtu është shoqëruar në zyrat e stacionit policor, është intervistuar dhe deklaruar se armën në fjalë para disa muajsh ia kishte shitur tani të dyshuarit L.T. i lindur në vitin 1980, shqiptar/kosovar. I njëjti është shoqëruar po ashtu në stacionin policor dhe është intervistuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, të tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, bëri të ditur Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj për TV Syrin.