Zajmi: Në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” ka mjaftueshëm vaksina

Vaksina ka të mjaftueshme si Astrazeneca ashtu edhe Pfizer, kështu tha doktori i mjekësisë në qendren e vaksinimit  “Fehmi Agani” në Gjakovë , Arianit Zajmi. Ndërsa sa i përket teorive në lidhje me kombinimin e të dy vaksinave, Zajmi apelon te qytetarët që të mos i lënë propagandat e ndryshme  të bëhen pjesë e bindjeve jetsore.

Kurën që shërben për mbrojtje nga Covid-19 e mori edhe një qytetare. E cila para kamerës së TV Syri tha se vaksina është e domosdoshme për gjithësecilin.

Dyert e kësaj qendre janë të hapura nga ora 7 mëngjes dhe qytetarët të cilat kanë rezervuar terminin mund të zgjedhim për tu vaksinuar me Astrazeneca ose Pfizer.

Read Previous

KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Read Next

Gjakovë, identifikohet personi që postoi në Tik-tok foto me revole në dorë