Don Lush Gjergji: Institucionalizmi i figurave të rëndësishme duhet të bëhet nga institucionet

5 shtatori i vitit 2016, shënon ditën kur botës iu shtua një shenjtore. Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë, gruaja bujare e humaniste si dhe fituese e çmimit Nobel për Paqen

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të parreshtur të bamirësisë dhe dëshmitare e paharrueshme e dashurisë njerëzore. Përderisa kudo në botë, 5 shtatori njihet edhe si dita e bamirësisë, shteti ynë nuk e shënoi si duhet këtë ditë, thotë Don Lush Gjergji, prift i Ipeshkvisë së Kosovës.

Shën Tereza gjithë jetën ia dedikoi të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë. Brenda Ipeshkvisë së Kosovës janë mbajtur aktivitete të ndryshme lidhur me këtë datë, mirëpo nuk është e mjaftueshme kjo gjë, sepse instuticionalizimi i figurave të rëndësishme duhet të bëhet nga institucionet tona tha ndër të tjera Don Lush Gjergji.

Read Previous

Policia e Kosovës arreston pesë persona për mosrespektim të masës së vetëizolimit

Read Next

Afganët në Kosovë, të sigurtë e të mbyllur në kampe