Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Gjakovës ka bërë ftesë që të gjithë personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, kancerogjene si dhe sëmundje tjera kronike të aplikojnë për mjete shtesë për mjekim. Dafina Kazazi Olloni, udhëheqëse e sektorit të shëndetësisë tregoj mbi dokumentacionin të cilin duhet ta kenë personat e interesuar për të aplikuar.
Kazazi-Olloni shprehet se përparësi për aplikim kanë disa kategori të caktuara.
Nga këtu na informuan se tërheqja e formularëve për aplikim bëhet në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Afati për aplikim është 15 ditë nga dita e sotme. Përzgjedhja e personave përfitues bëhet nga komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Gjakovës, të cilët bëjnë vlerësimin e kritereve të personave aplikues.