Në pasditen e djeshme në Qendrën e vaksinimit në Gjakovë është ndërprerë procesi i vaksinimit kjo për faktin se ka munguar vaksina e llojit Astrazeneca. Lidhur me këtë çështje drejtoresha e shëndetësisë, Aferdita Spahiu Shllaku përmes telefonit për televizionin Syri ka thënë se neser do të bëhet furnizimi me vaksinat anticovid.
Kërkesat e mëdha të pacientëve për hospitalizim në spitalet regjionale të Kosovë, kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të ngrejë alarmin për shtimin e kapaciteteve të reja spitalore nëpër komunat e Kosovës.Komuna e Gjakovës tashmë i ka identifikuar hapësirat se ku do të mund të trajtoheshin pacientët e infektuar me koronavirus në rast se do të rriten kërkesat për trajtim mjekësor.
Sipas Ministrisë së shëndetësisë në këto hapësira të improvizuara mund të ofrohen vetëm shërbime ditore për terapi, por jo edhe kujdes të avancuar spitalor.