Drejtoria për punë inspektuese bën të ditur se në bashkëpunim me policinë e komunës së Gjakovës është duke u bërë kotrolli i personave të cilët janë të infektuar me Covid-19. Flamur Fetahaj nga drejtoria për punë inspektuese konfirmon se një gjë e tillë po bëhet rregullisht.
Kjo është e vetmja zgjidhje për të parandaluar përhapjen e virusit andaj për këtë çështje janë duke u shqiptuar edhe gjoba.
Kontrolli nga inspektorati dhe policia po bëhet me qëllim që qytetarët e prekur me Covid-19, disa prej të cilëve po tregohen të papërgjegjshëm, të mos dalin në hapësira publike, duke rrezikuar të tjerët, por të njejtit të qëndrojnë në shtëpi sipas rekomandimeve mjekësore.