Selakoviq i ankohet zyrtarit të BE-së: Kosova nuk po i përmbush obligimet nga Marrëveshja e Brukselit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, bisedoi sot me shefin e ri të delegacionit të BE -së në Serbi, Emanuele Joffre.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Selakoviq theksoi se dialogu dhe kompromisi janë çelësi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme, por gjithashtu shtoi se “Prishtina me këmbëngulje nuk i përmbush detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nuk mundëson krijimin e Asociacionit të Komunat serbe, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se është e nevojshme që Prishtina të fillojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, dhe tha se presin që Bashkimi Evropian, si garantues i Marrëveshjes së Brukselit, të këmbëngulë fort në këtë.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Krasniqi: Varianti Delta ka rënduar gjendjen në Kosovë

Read Next

28 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Kosovë