Qytetarët e Kosovës pavarësisht masave që Shqipëria ka vendosur, kanë krijuar radhë të gjata për të hyrë në Shqipëri.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në disa nga pikat kufitare që e lidhin Kosovën me Shqipërinë, janë krijuar radhë të gjata të makinave, ku janë krijuar deri në tri orë pritje për hyrje në Republikën e Shqipërisë.
Në një video që ka siguruar TV Syri, shihet radha e gjatë e makinave në kufirin me Shqipërinë ↓ :
Kujtojmë që nga sot (6 Shtator 2021) në republikën e Shqipërisë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, ku asnjë qytetar shqiptar apo i huaj nuk mund të futet brenda territorit pa vërtetuar që nuk është i infektuar me coronavirus.