Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon të gjobitë qytetarët të cilët nuk po e respektojnë ligjin kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2,223 gjoba për mosrespektim të këtij ligji.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1,109 gjoba trafiku.

25 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa 16 janë dërguar në mbajtje.

Read Previous

Drejtori i ShSKUK-së viziton pacientët me Covid-19, në Spitalin e Gjakovës dhe atë të Pejës

Read Next

Muriqi: Merituam më shumë, me Spanjën luajmë për 3 pikë