Në raportin 24 orësh për Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, bëhet e ditur se aktualisht janë duke u trajtuar 112 pacientë për COVID19, ku :
• 94 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv
• 12 pacientë të konfirmuar Negativ
• 6 pacientë të pakonfirmuar
• 75 pacientë me oksigjeno terapi
• 3 pacient në CPAP maskë
• 1 pacientë në respirator
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku gjithashtu është bërë thirrje për vaksinim.