Qeveria mbështet propozimin e LDK’së që fushata zgjedhore të shkurtohet

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e mbështet propozimin që të shkurtohet fushata e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që sot doli me ftesë publike drejtuar Albin Kurtit në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarit të PDK’së Memli Krasniqi dhe atij të AAK’së Ramush Haradinaj që të bëhen bashkë dhe të ndërtojnë një pakt zgjedhor që fushata zgjedhore të zgjasë vetëm 10 ditë dhe jo 30, si e parasheh ligji.

ëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se sikurse në Qeverinë Kurti 1 ata janë të hapur për bashkëpunim.

Madje, ai e ka ripërsëritur edhe një herë deklaratën e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia i cili tha se bashkëpunimi nënkupton edhe mospengimin e përpjekjeve të qeverisë për menaxhimin e pandemisë.

“Ne mbështesim propozimin që fushata zgjedhore të jetë sa më e shkurtër, varësisht nga rekomandimet e IKShPK’së. Beteja me pandeminë është betejë e përbashkët sepse të gjithë përballemi me të njëjtin rrezik, pa dallim. Prandaj, sikurse në Qeverinë Kurti 1, ne jemi të hapur për bashkëpunim. Por, siç ka deklaruar dje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkëpunim është edhe atëherë kur nuk pengohen përpjekjet e qeverisë për menaxhimin e pandemisë, edhe atëherë kur nuk përhapen dezinformata për vaksina dhe afatin e tyre, e edhe kur respektohen masat e qeverisë. Andaj, le të fillojmë nga kjo formë e bashkëpunimit”, ka thënë Kryeziu.

/GazetaExpress/

Read Previous

Kundërshtohet mbyllja e bizneseve, kërkohet shqyrtimi i masave

Read Next

BE-ja nuk do ta njohë Qeverinë e re të Afganistanit