Pandemia ndryshon ritualet fetare dhe ceremonitë e varrimit

Sipas traditës shqipëtare ceremonitë mortore janë mjaft të rëndësishme për besimin islam dhe atë të krishterë. Por ka më shumë se një vit që ceremonitë e varrimit kanë ndryshuar. Kjo për faktin se pandemia e koronavirusit ka pamundësuar që këto dy besime të kryejnë ritet fetare ashtu siç i realizonin në normalitet. Kryeimami i Xhamisë së Hadumit, Visar Koshi tha se në besimin islam ceremonia e varrimit të personave që vdesin si pasojë e virusit Covid-19 ka ndryshuar shumë.

Kryeimami Koshi tha se poashtu edhe falja e namazit ka ndryshuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë dhe ligjëratat janë shkurtuar.

Ndërkaq Patër Ndue Kajtazi tha se në besimin krishterë ritualet e varrimit nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh.

Edhe meshat në kishë po mbahen por gjithmonë duke u respektuar masat anti-covid dhe distanca fizike në mes të besimtarëve.

Përfaqësuesit fetarë bëjnë thirrje tek qytetarët të vaksinohen në mënyrë që sa më shpejt ta kalojmë këtë gjendje të rënduar pandemike.

Read Previous

BE-ja nuk do ta njohë Qeverinë e re të Afganistanit

Read Next

505.9 milionë euro u shpenzuan për tre muaj nga Qeveria e Kosovës