Organizata “Action for Mothers and Chlidren” , në bashkëpunim me Qeverinë Japoneze GGP, kanë dhuruar një inkubator lëvizës për klinikën e Neonatologjisë në Spitalin e Gjakovës.
Sipas organizatës “Action for Mothers and Children” ky inkubator përmban sistemin e oksigjenit dhe ventilatorin neonatal me ç’rast foshnjet e lindura para kohe dhe foshnjet të cilat kanë nevojë për kujdes intensiv në QKUK do të mund të transportohen me këtë inkubator.