Banorët e banesave kolektive përballë Gjykatës kanë telashe me kanalizimet

Banorët që jetojnë në banesat kolektive përballë Gjykatës themelore në qytetin e Gjakovës kanë telashe me kanalizimin. Në podrumin e kësaj banese ujërat e zeza kanë dalur në sipërfaqe si pasojë e dëmtimit të gypave të kanalizimit. Shpend Kadrija banon këtu nga vitet e 90-ta dhe sipas tij rrjeti i kanalizimit është vjetëruar shumë, andaj ajo që është mëse e nevojshme është sanimi dhe rregullimi I kanalizimit.

Kadrija thotë se përveq telasheve me ujërat e zeza banorët nuk po mund ti hapin as dritaret e dyert nga kundërmimi i rëndë.

Këtë problem e kanë adresuar në institucionet komunale, por që deri më tani sipas tyre nuk është ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.

24 familjet e kësaj banese bëjnë thirrje që të intervenohet në sanimin e kësaj gjendje pasi që sipas tyre ekziston rreziku i ndonjë epidemie.Ata mbesin me shpresën që ky problem të zgjidhet sa më parë nga organet kompetente.

Read Previous

Shkon në mbi 4.5 milion numri i viktimave nga Covid-19 në botë

Read Next

Filluan punimet infrastrukturore në fshatrat Shqiponjë dhe Qerim