Ditën e sotme, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste kryeministri Rama prezantoi emrat e qeverisë së re. Partia Socialiste do të nisë mandatin e tretë me emra të rinj, ministra që largohen dhe zhvendosje nga një post në tjetrin. Posti i kryetares së Kuvendit iu ngarkua Lindita Nikollës, e ndërsa Arben Ahmetaj do të mbajë postin e zv.kryeministrit duke zëvendësuar Erion Braçen, i cili lajmëroi largimin nga ky post pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale.
Kabineti i ri i qeverisë “Rama 3”
Ulsi Manja -kryetari i Komisionit të Ligjeve, ka marrë postin e ministrit të Drejtësisë.
Delina Ibrahimi – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë
Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku – Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës
Olta Xhaçka – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Mirela Kumbaro – Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Evis Kushi – Ministre e Arsimit dhe Sportit
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
Frida Krifca – Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Elva Margariti – Ministre e Kulturës
Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standardet dhe Shërbimet
Elisa Spiropali – Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Bora Muzhaqi – Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Edona Bilali – Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Burimi: Euronews