Sot në bllokun e ri afër urës së Moglicës kanë nisur punimet për ndërtimin dhe sanimin e rrugëve, në këtë pjesë. Kryetari i komunës Ardian Gjini njoftoi se bëhet fjalë për 4 akse rrugore dhe për një investim prej 100 mijë eurove, teksa shtoi se infrastruktura brenda qytetit është në përfundim e sipër.
Më pas Gjini me ekipin nga komuna shkuan tek Shpella e Kusarit. Këtu projekti po vazhdon në fazën tjetër të shtrimit të rrugëve dhe rrugicave, ku pritet të shtrohen rreth 600 m shtigje. Sipas kryetarit Gjini edhe Shpella e Qirave pritet të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore.
Të dyja projektet pritet të përfundojnë për një afat të shkurtër kohor.