Sot, përaktësisht datë 01 shtator 2021, Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit K. N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.
“Me datë 30.08.2021, në orët e vona të mbrëmjes, në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë, ka detyruar personin tjetër, të miturën ……., për të kryer akt seksual”. Me këto veprime i pandehurit K. N., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nen paragrafi 4.8 lidhur me paragrafin 1, vepër kjo e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Syrin Lekë Muqaj, zyrtar për informim dhe monitorim të mediave pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë.