Personat të cilat akoma nuk e kanë kryer dozën e parë të vaksinës e cila shërben për mbrojtjen nga virusi covid-19 apo atyre të cilëve u duhet ta marrin dozën e dytë të vaksinës po vazhdojnë të drejtohen për në qendrën e vaksimit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Ndërsa sa i përket efekteve anësore Doktoresha Hana Domi, ka pohuar se deri më tani në qendrën e vaksinimit nuk është paraqitur ndonjë rast me ndonjë komplikim, ajo ka treguar edhe efektet më të shpeshta anësore të cilat janë raportuar nga ana e atyre që janë vaksinuar, e që kryesisht janë ethe dhe temperaturë.