Të premtën në orët e vona në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë prej të cilave dyshohet se janë plagosur tre persona
Policia ka arritur të identifikoj 1 të dyshuar, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci
“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit.”, ka thënë Borovci.
Tv syri ju sjell pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes