Kandidatja e VV-së Kusari-Lila, viziton fshatin Shishman

Sot, kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, bashkë me kandidatët për asamblenë komunale: Ali Tafarshiku, Luan Muzlia, Marigona Nuza dhe Hysen Berisha, me ftesë të banorëve të fshatit Shishman, vizituan lagjet e këtij fshati.

Ata kanë vizituar nga afër investimet që janë bërë në këtë fshat, ku sipas disa banorëve disa nga këto investime janë politizuar duke diskriminuar banorët tjerë që nuk janë në struktura të Aleancës.

Për më keq, sipas banorëve. kualiteti i rrugëve të shtruara në fshat lë shumë për të dëshiruar duke filluar nga gjërësia e rrugës prej 3 metrash, trashësia e asfaltit e deri te shtrimi i oborreve të zyrtarëve të Aleancës me asfalt jashtë projektit.

Banorët njoftuan kandidaten për kryetare Kusari Lila që kanë investuar privatisht për ndriqim publik, janë detyruar të mbyllin fermat si pasojë e mos përkrahjes nga Komuna si dhe mungesën e sistemit të ujitjes për mbi 250 hektarë tokë bujqësore.

Në mesin e familjeve të injoruara nga e drejta e qasjes në rrugë, janë edhe 6 familje të komuniteteve RAE që jetojnë në fshatin Shishman.

Read Previous

Presidentja Osmani u takua me Komandantin e KFOR-it, Franco Federici

Read Next

Gjendja e rënduar në Kosovë, drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive: Jemi nën pikën zero