Pas 21 vitesh arrestohet shtetasi i Shqipërisë për vrasje dhe plagosjet në Koshare që kishin ndodhur në vitin 2000

Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Morinë është ndaluar më pas është shoqëruar për në stacionin policor, M.D., (emër i njohur për redaksinë), nën dyshimet për vrasjen e ish-drejtorit të Agjencisë Pyjore në Deçan dhe plagosjen e dy personave të tjerë, në mesin e të plagosurve ishte edhe djali i viktimës.

21 vite pas vrasjes së Drejtorit të Agjencisë Pyjore në Deçan, A.Sh, plagosjen e djalit të tij R.Sh, dhe plagosjen e S.J., policia ka vënë në pranga dje shtetasin e Shqipërisë M.D., si të dyshuar për “vrasje të rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Rasti kishte ndodhur më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare të Komunës së Gjakovës, ndërsa viktimat kishin qenë në veturë në lëvizje. Në drejtim të tyre dyshohet se ishin shkrepur plumba me kallashnikov, duke lënë të vdekur A.Sh.

M.D., ishte vënë në listën e personave të kërkuar për rastin në fjalë, ndërsa i njëjti merr vesh Express se gjatë arrestimit në prezencë të avokatit ishte mbrojtur në heshtje.

Për rastin në fjalë ka pasur arrestime edhe në të kaluarën, por të njëjtit më pas ishin liruar.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë, ndërsa gjatë ditës pritet të përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Motivet e vrasjes mbeten akoma të panjohura./Gazeta Express/

Read Previous

Gjykata sqaron hudhjen e aktakuzës për Liburn Aliun dhe të tjerët

Read Next

Lorik Cana do të tërheq shortin për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës