Policia e Kosovës arreston 25 persona gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit kanë arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.

Sipas të dhënave, 20 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërkaq, dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Të arrestuarit janë për vepra të ndryshme si: dhunë në familje, armëmbajtje pa leje, kanosje, kontrabandë me mallra e raste tjera. /Telegrafi/

Read Previous

KQZ njofton se periudha e konfirmimit dhe kundërshtimit të listës votuese zgjatë deri më 7 shtator

Read Next

Kusari-Lila zgjedh Shkugëzën për vrapin e mëngjesit