KQZ njofton se periudha e konfirmimit dhe kundërshtimit të listës votuese zgjatë deri më 7 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë periudhës 24 gusht deri më 7 shtator, ju mund të shikoni Listën e Votuesve e cila do të bëhet publike në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Sigurohuni që emri juaj gjendet në Listën e Votuesve, verifikoni emrat e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë përfshirë në Listën e Votuesve të komunës tuaj.

Po ashtu, nëse jeni regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, mund ta shqyrtoni Listën Votuese në linkun: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/

Për çfarëdo lëshimi apo parregullsie, duke përfshirë edhe emrat e personave që kanë ndërruar jetë e gjenden në Listën Votuese dhe me qëllim të përmirësimit të saj, gjatë kësaj periudhe, ju mund ta drejtoni ankesën pranë Gjykatës Themelore.

Formularin për ankesë mund ta gjeni në linkun: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/, apo në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

Mbani maskën dhe respektoni distancën!

Read Previous

Sot pritet zyrtarizimi i marrëveshjes mes PSG dhe Real Madrid për Mbappe

Read Next

Policia e Kosovës arreston 25 persona gjatë 24 orëve të fundit