Ministrja Nagavci viziton mësimdhënësit e Gjakovës në ciklin e dytë të punëtorive inovative

Në gjimnazin ‘’Hjadar Dushi’’ në Gjakovë sot është mbajtur ceremonia e hapjes së ciklit të dytë të trajnimit të mësimdhënësve në kuadër të Gjakova Inovation Hub i cili implementohet në bashkëpunim me Zyrën e Unicef në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit. në fjalën hyrëse Arbërie Nagavi tha se kjo është ndihmesë për gjithë ju që mësimi të jetë edhe më kualitativ.

Ndërsa Larisa Brun, zëvendëse e zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se kjo është zgjidhja më e mirë që të krijojmë platforma të reja në shkolla.

Është kënaqësi sa herë që jam në Gjakovë. Sot jemi ketu që ta inicojmë këtë punëtori shumë innovative. Kjo cka bëjmë sot është që sa më shumë të krijojmë platforma të reja për mësim në shkolla. Këtu jemi edhe me minstren Nagavci dhe kolegë të tjerë ku do të bëjmë shpërndarjen e disa paisjeve. Andaj është koha e duhur që po nisim kështu sepse edhe pak ditë fillon procesi i mësimit.

Po jetojmë në një botë plotë sfida. E kemi përmendur pandeminë. Mirëpo tani kemi edhe ngrohjen globale. Rishtasi është shfaqur një raport i një organi të OKB-së i cili tingllon shumë pessimist lidhur me të ardhmen e kësaj bote, është në lidhje me ngrohjen globale. Atëher raporti thotë nëse gjërat nuk ndryshojnë, të gjitha do të ndryshojnë. E gjitha kjo është një mësim për të rinjët sepse ështa pndemia e parë që nxënësit përjetuan pandeminë. Andaj mësuese nuk jam, po dijenija teorike nuk është e mjaftueshme, të gjitha kanë të bëjnë me aftësinë.

Ndërkaq Dorina Lluka Davies nga YMCA u shpreh se qëllimi kryesor është që të rinjët ti përgatisim për aftësitë e shekullit 21.

Në këtë ceremoni u ndanë laptop për disa nga shkollat e Komunës së Gjakovës e me pastaj vazhduan me vizitat në këndet plot kreativitet të gjimnazit ‘’Hajdar Dushi’’ të cilat janë krijuar dhe imlementuar nga vet nxënësit.

Read Previous

Brahimaj: Do të fillohet edhe me testimet online

Read Next

Banorët shpalosin kërkesat e tyre për komunën në dëgjimin buxhetor në Skivjan