Kompania Rajonale e Ujësjellësit K.R.U ” Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), në përshkrimin që iu kërkohet tek transaksioni përveç emrit dhe mbiemrit, i rëndësishëm është kodi apo numri referent i konsumatorit, i cili është i shënuar në çdo faturë.
Për konsumatorët fizik numri referent është gjashtë shifror A XXXXXX, kurse për konsumatorët juridik numri referent është katër shifror B XXXX.
Disa pagesa janë të panjohura për kompanin K.R.U “Gjakova” dhe në mungesë të të dhenave adekuate, kërkohet nga konsumatorët të identifikojnë numrin e saktë të kodit të tyre si referencë për pagesa të shërbimeve të ujit.