DKRS-ja me rekord të aplikuesve për subvencione për vitin 2021

Drejtoria për Kulturë Rini e Sport ka shënuar rekord të aplikuesve për subvencione. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e këtij dikasteri, Saranda Hyseni-Maloku e cila thotë se 50% e aplikuesve kanë kryer procedurat e subvencioneve.

Hyseni-Maloku apelon që aplikantët të shfrytëzojnë edhe ligjin për sponzorizim, pasi që është mjaft beneficial.

Disa prej eventeve që tradicionalisht janë përkrahur nga Ministria për Kulturë Rini e Sport, këtë vit nuk kanë gjetur mbështetjen nga ky institucion thekson Hyseni- Maloku, kjo dhe ka krijuar hendikep tek drejtoria.

Numri total i subvencioneve për këtë vit është 68 dhe deri më tani janë shpërndarë dhe ekzekutuar 31 prej tyre. Theksojmë se mbështetja financiare e eventeve të ndryshme përmes subvencioneve, në të njejtën kohë mundëson edhe qëndrueshmëri të zhvillimit të aktiviteteve.

Read Previous

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Lazios për transferimin e Correas

Read Next

14 të vdekur dhe 2.541 raste të reja me COVID-19