Atletico Madrid zyrtarizon transferimin e sulmuesit brazilian

Atletico Madrid ishte prej kohësh në kërkim në një qendërsulmuesi dhe dështimit për të siguruar Vlahovic nga Fiorentina, u vendos për një tjetër lojtar, mjaft i spikatur në Bundesliga.

Ditën e sotme “Los Colchoneros” kanë zyrtarizuar blerjen e Matheus Cunha, nga Hertha Berlin për shifrën e 30 milionë eurove, që mbushin arkat e gjermanëve.

Vetë sulmuesi, i cili shkëlqeu me Brazilin në Lojërat Olimpike, ka nënshkruar kontratë për 5 vite. Ai do jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Simeone. /abcnews.al

Read Previous

Haxhiu kërkon dënim maksimal për vrasjen e Marigona Osmanit

Read Next

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Lazios për transferimin e Correas