Barcelona është në krizë të thellë financiare dhe drejtuesit po punojnë për të arritur marrëveshje me lojtarët për uljen e pagave të tyre, me qëllim regjistrimin e të gjithë afrimeve dhe shmangien e problemeve me Fair Play financiar.
Pas Gerard Pique, një tjetër kapiten i vjen në ndihmë klubit. Mundo Deportivo bën me dije se Jordi Alba ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për uljen e pagës së tij në kontratën aktuale, e cila skadon pas tre vitesh.
Kështu, Alba ka vendosur të ulë fitimet e tij me 25% dhe në ditët në vijim çdo gjë do bëhet zyrtare. Megjithëse tani po ndodh vetëm me kapitenët, në ditët në vijim pritet që të gjithë lojtarët të pranojnë ulje page. /abcnews.al