Aksident trafiku në Pejë, disa persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Pejës.

Në vend ngjarje përveç njësive policore dhe zjarrfikësve kanë dalë edhe profesionistët shëndetësor, të cilët po u dhurojnë ndihmën e parë të lënduarve, të cilët kanë mbetur brenda veturës.

Lajmin ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së rajonit të Pejës, i cili tha se raportohet për të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, si dhe ka persona të lënduar, policia është në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit”, deklaroi Gashi.

/GazetaSinjali/

Read Previous

​ISIS-i, kërcënimi më i ri në Kabul

Read Next

Tony Blair: Tërheqja nga Afganistani është budallallëk, u nxit nga politika