Ngjarje e rëndë në Greqi, vdes 12-vjeçari shqiptar, pasi e zë rryma

Tragjik ka përfunduar fati i një të mituri shqiptar në Greqi, i cili ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Zakynthos të Greqisë. Mediumi lokal “Protothema.gr”, shkruan se 12-vjeçari ishte duke luajtur me shokët e tij në një hotel, ndërsa ishte fshehur pas një kondicioneri të madh.

Sipas kësaj medie, në atë moment ikën dritat dhe i mituri preku pjesën e prapme të kondicionerit e cila ishte e ngarkuar me rrymë elektrike.

Ndonëse i mituri u dërgua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte. Policia shoqëroi në komisariat pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja. /GazetaSinjali/

Read Previous

Kosova triumfon në Evropianin e FIBA-s

Read Next

Personat që merren me sport e kanë këtë pjesë të trurit më të zhvilluar