Turqia ka evakuuar të paktën 40 zyrtarë të lartë të qeverisë afgane nga Kabuli të hënën, të fshehur në një fluturim riatdhesimi të Turkish Airlines që u ul në Stamboll me 324 pasagjerë në bord.
Midis tyre janë: zëvendës presidenti Sarwar Danish, ministri i jashtëm Mohammad Hanif Atmar dhe kreu i Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare, Ahmad Zia Sraj, si dhe tre ish-ministra të tjerë dhe disa deputetë.
Lajmi është përhapur në mediat vendase, pasi zyrtarët e evakuuar janë vendosur me siguri të plotë.
Sipas mediave, ushtria turke ndihmoi operacionet e hipjes në bord, duke parandaluar shumë njerëz të hipnin në avion në kaosin e aeroportit të Kabulit. Planet e evakuimit janë organizuar ditët e mëparshme, para hyrjes së talebanëve në kryeqytetin afgan./Gazetasinjali/